Në mbrëmjen e kaluar, kishte shumë të papritura, ku një prej tyre ishte Dj Gimbo që bëri një hyrje surprizë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, për të befasuar Gjestin.
Banori u emocionua nga prania e mikut të tij, por jo të gjithë u gëzuan me këtë moment.
Një situatë interesante ndodhi kur Jozi, një prej banorëve, iu afrua Gimbos për t’i dhënë dorën, por Dj Gimbo nuk e pranoi, duke u treguar i mirësjellshëm por dorën nuk ia dha.
Ky moment ka shpërthyer në rrjetet sociale dhe është bërë viral, duke u komentuar gjerësisht për shkak të mundësisë që kjo të jetë një përgjigje për sjelljen e Jozit ndaj Gjestit në të kaluarën.