Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth jetës së natës ishte i ftuar në studio, Johnny DJ i cili ka qenë prej vitesh pjesë e familjes së “Top Albana Radio”-s. A ka ndryshuar jeta e natës ndër vite dhe si ka ndryshuar, Xhoni na tregon më shumë duke i referuar eksperiencave të tij…
Unë në fakt kam nisur të jem pjesë e jetës së natës që në vitin 2008. Atëhere ka qenë shumë ndryshe, tjetër kultur, club-et e vogla. Unë punoja me party-t me ditëlindje, nëpër shkolla dhe kisha 12 disqe të para të miat. Teknologjia nuk ka qenë siç është tani. Nuk kishim USB, aparatura, punonim me disqe. Atëhere nuk ka pasur gjithashtu as shumë këngë shqip në ‘playlistë’. Sot është kthyer në një trend muzika shqip dhe nëse do të bësh një party që njerëzit të kërcejnë këto këngë duhet t’i luash patjetër. Më përpara duhet ta mbaje festën me këngë Regaton, House. Sot ka hyrë shumë pjesa e artistëve shqiptarë. Unë i pëlqej të gjitha po në pjesën e punës do të përshtatesh. Unë jam marrë edhe me produksion por kam qenë i zënë me pjesën e DJ dhe nuk e kam pasur shumë kohën.
A vlerësohet DJ si profesion në Shqipëri dhe a e ka marrë malli Xhonin për punën në Radio?
Them se po, për standartet shqiptare them se vlerësohet. Është e vështirë të ndërkombëtarizohesh sepse konkurrenca është shumë e madhe. Radio më ka mësuar shumë gjëra sepse është një koncept tjetër i punës së DJ. Në radio nuk ke nevojë të miksosh, vetëm nesë bën një emision tëndin siç unë kisha “Top Mix”, “Gangsta Nation” “Hip Hop”. Pjesën tjetër je vetëm një kontrollues i mikserit, të ruash nivel konstant të zërit, pjesën kur futen spikerat, një përgjegjesi e madhe janë edhe lajmet, lidhjet direkte. Punën në radio e kam shumë qejf dhe do te jetë gjithmonë numri një.