Gossip

Djali i Cristiano Ronaldos blen një Lamborghini si makinën e parë në moshën 15-vjeçare? Sa kushtoi?

Djali i superyllit portugez Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo Junior, ka bërë blerjen e tij të parë të madhe — një makinë superluksoze në moshën vetëm 15-vjeçare.

I riu është parë duke pozuar krenar pranë një “Lamborghini Urus S” të bardhë, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Modeli i zgjedhur nga djali i yllit të futbollit nuk është aspak i zakonshëm.

Lamborghini Urus S kushton rreth 265 mijë euro në Spanjë dhe është një simbol i vërtetë i fuqisë dhe luksit. Mjeti sportiv përmban një motor V8 me turbo që zhvillon 650 kuaj fuqi, duke e bërë të mundur përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 305 km/orë.

Megjithatë, Cristiano Jr. do të duhet të presë derisa të mbushë 18 vjeç për ta drejtuar ligjërisht makinën në Arabinë Saudite, ku aktualisht jeton me familjen.

Ai mund të fillojë praktikën e drejtimit që në moshën 17 vjeç, me një leje provizore dhe nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

Duke qenë se Cristiano Ronaldo është vetë një adhurues i pasionuar i makinave të shtrenjta, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë mësuesi i parë i djalit të tij pas timonit.

Një fillim luksoz për trashëgimtarin e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.