Justin Trudeau, ish-kryeministri i Kanadasë, dhe këngëtarja Katy Perry kanë konfirmuar lidhjen e tyre romantike, duke u bërë menjëherë sensacion mediatik për shkak të profilit të lartë publik të të dyve.
Marrëdhënia e tyre ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e mediave, por ka shkaktuar reflektim edhe tek ish-gruaja e Trudeau, Sophie Grégoire, me të cilën ai ka tre fëmijë.
Në një intervistë të fundit për podcastin “Arlene is Alone”, 50-vjeçarja foli hapur për emocionet që po përjeton ndërsa ish-bashkëshorti i saj nis një kapitull të ri me një nga këngëtaret më të njohura në botë.
Grégoire shpjegoi se përpiqet të fokusohet tek ajo që mund të kontrollojë dhe të lejojë pjesën tjetër të marrë rrjedhën e vet, duke theksuar rëndësinë e përpunimit të emocioneve të saj në mënyrë të shëndetshme.
Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe gjërat na ndikojnë. Mënyra se si reagoj ndaj tyre është zgjedhja ime
-tha ajo, duke treguar se prioriteti i saj është të përballet me situatën me qetësi dhe reflektim.
Lidhja e re e Trudeau-s dhe Perry-së mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa Grégoire tregon se po përpiqet ta pranojë ndryshimin dhe të fokusohet tek vetja dhe emocioni i saj personal.