Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka bërë të ditur se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm një përqind të pasurisë së tij marramendëse, e cila llogaritet në rreth 155 miliardë dollarë.
Gjatë një interviste në podcastin “Figuring Out with Raj Shamani”, Gates theksoi se nuk dëshiron që pasuria e tij t’u përcaktojë të ardhmen fëmijëve, por që ata të ndërtojnë vetë identitetin dhe suksesin e tyre.
Microsoft nuk është një dinasti. Nuk dua që ata të ngatërrojnë dashurinë time për ta me mbështetjen financiare.
Sipas tij, edhe pse fëmijët e kanë pasur mundësinë për një arsimim të jashtëzakonshëm, ata nuk do të marrin më shumë se 1% të pasurisë që ai ka ndërtuar gjatë dekadave të punës.
Çdo familje e pasur ka vlerat e veta dhe zgjedhjet e saj për trashëgiminë
– shtoi Gates, duke e lënë të qartë se vendimi i tij është i menduar mirë.
Bill Gates dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, ndajnë tre fëmijë: Rory, Jennifer dhe Phoebe.
Edhe pse pjesa që do të trashëgojnë është minimale në krahasim me pasurinë e tij, një përqindje e saj përbën gjithsesi një shumë të jashtëzakonshme – rreth 1.55 miliardë dollarë.
Ky vendim vjen si pjesë e përkushtimit të Gates ndaj filantropisë dhe përpjekjeve të tij për të përdorur pasurinë për të mirën publike përmes fondacionit Bill & Melinda Gates.