Gossip

“Do të të zgjidhja sërish, edhe në…” Dedikimi prekës i Selvije Jaos që ndjekësit e lidhin me Shpat Kasapin!

Një postim i fundit i publikuar nga Selvije Jao ka emocionuar thellë ndjekësit në rrjetet sociale, duke u kthyer menjëherë në një dedikim të ndjerë që shumë e kanë lidhur me këngëtarin Shpat Kasapi, i ndarë nga jeta në nëntor të vitit 2025.

Teksti, i shkruar në formë poetike, flet për mungesën, mallin dhe dhimbjen që lë pas humbja e një personi të dashur.

Selvije përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe luftën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes për dashurinë e përjetuar.

Ajo shprehet se, pavarësisht gjithçkaje, do ta zgjidhte sërish atë person, “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende si një “shtëpi”, një vend i sigurt ku dashuria vazhdon të jetojë.

Edhe pse emri i Shpat Kasapit nuk përmendet drejtpërdrejt, simboli i zemrës së thyer dhe fjalët e zgjedhura kanë bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë postimin me të.

Përveç lidhjes së veçantë që kishin, Selvije dhe Shpati kanë edhe një djalë, Roel, i cili mbetet ura më e fortë që i lidh përgjithmonë dhe një kujtim i gjallë i dashurisë së tyre.

Postimi ka marrë reagime të shumta, me ndjekës që i kanë shprehur Selvijes ngushëllime dhe mbështetje, duke e cilësuar mesazhin si tejet prekës. Fjalët e saj tregojnë se edhe pas një humbjeje të madhe, dashuria dhe kujtimet nuk shuhen kurrë, por vazhdojnë të jetojnë në heshtje.