BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Do të tregoj Edisën…” – Banorja surprizon me rrëfimin: “Jam shumë e ndjeshme!”

Big Brother VIP Radio” është rikthyer në valët e Top Albania Radio, duke sjellë sërish emocione, diskutime dhe të pathëna nga shtëpia më e ndjekur në vend.

Pas një transmetimi live prej dy orësh, pjesa e fundit e programit u moderua nga Rogerti dhe Juela, të cilët pritën si të ftuar të parë banoren Edisa.

Intervista u fokusua jo vetëm te loja, por edhe te ana më personale e saj.

E pyetur nga Juela se çfarë do të sjellë ndryshe në këtë fazë të rrugëtimit, Edisa la të kuptohet se publiku ende nuk e ka parë plotësisht anën e saj më njerëzore.

Ajo u shpreh se dëshiron të tregojë më shumë ndjeshmëri dhe emocione, duke theksuar se është një person shumë i ndjeshëm, diçka që sipas saj është vënë re edhe nga banorët brenda shtëpisë.

Do të doja të jepja dhe anët e mija njerëzore. Rogeti ma ka kuptuar se unë jam një njeri shumë i ndjeshëm… Mendoj për respektin që publiku më ka mbajtur deri tani, tani të jap dhe atë Edisën humane.

Edisa gjithashtu shtoi se ndjen përgjegjësi ndaj publikut që e ka mbështetur deri tani dhe dëshiron t’u tregojë një version më autentik dhe më “human” të vetes në vazhdim të lojës.