Aktualitet

Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 12 tetori…

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

LEXO EDHE:  SHBA, të huajt në sitë! Në plan kufizimi i vizave për gazetarët, shkencëtarët dhe studentët

Në njoftimin e ambasadës thuhet se nga data 12 tetor,  një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës). Kjo procedurë thekson ambasada, nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë:  

Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

  1. Të dhënat nga dokumenti i udhëtimit

2. Datat e mbërritjes dhe të largimit

3. Të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)

Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Për më shumë informacion nga burimi zyrtar
https://travel-europe.europa.eu/ees

LEXO EDHE: Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë!