I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur, Don Phenom. Në këtë intervistë ekskluzive ai ka ndarë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite dhe projektet që pritet të realizojë shumë shpejt.
Artistit Don Phenom i mungon koha e kasetave?
Më ka marrë malli për hip-hop autentik. Më ka marrë malli për tekst, asnjëri nuk po shkruan më tekst. Nuk kemi më shkrimtarë kemi thjeshtë muzikë pop. Nuk ka asgjë të keqe me muzikën pop është e bukur, por është për artistë pop. Duhet ta thërrasim hip-pop tani nuk është më hip-hop. Ky është problemi.
Ndoshta edhe unë jam fajtor sepse edhe unë kam sjellë muzikë komerciale, por gjithmonë jam munduar që të paktën të kem një fije tekst dhe kuptim. Tani është vetëm vijë melodike, ndjenjë, beat dhe aq.