Celebrities Gossip

Donald Trump do të ndikojë në zbutjen e dënimit të Diddy-t? Reagon Shtëpia e Bardhë!

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e TMZ, sipas të cilave presidenti amerikan Donald Trump po shqyrtonte mundësinë për t’i zbutur dënimin reperit të njohur P. Diddy.

Në një deklaratë për Page Six, administrata amerikane e cilësoi lajmin si “plotësisht të pavërtetë”.

Nuk ka asnjë të vërtetë në raportimin e TMZ-s, gjë që do ta kishim sqaruar me kënaqësi po të na kishin kontaktuar përpara se të publikonin lajmin e tyre të rremë

-thuhej në reagim.

Presidenti — dhe jo burime anonime — është vendimmarrësi përfundimtar për faljet dhe zbutjet e dënimeve

-shtoi më tej deklarata.

Raportimi i TMZ të hënën pretendonte se “një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë” kishte thënë se Trump po shqyrtonte një zbutje të mundshme të dënimit të Diddy-t “brenda kësaj jave”.

Megjithatë, sipas The Post, Diddy — emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs — nuk ka bërë ende një kërkesë zyrtare për falje në Departamentin e Drejtësisë.

Burime pranë tij kanë pohuar se përfaqësuesit e reperit kanë shprehur jozyrtarisht interes për një lirim të parakohshëm.

Diddy u dënua më herët këtë muaj me katër vjet e dy muaj burg, pas akuzave që lidhen me veprimtari prostitucioni, një çështje që ka tërhequr vëmendje të gjerë në SHBA dhe botën e showbiz-it.