Gossip Showbiz

Diddy përballet me krizë financiare dhe rrezik falimentimi pas padive dhe humbjeve ligjore!

Pas lirimit nga disa nga akuzat më të rënda për trafikim dhe shantazh, Sean “Diddy” Combs po përballet me një nga periudhat më të errëta të jetës së tij — këtë herë në aspektin financiar.

Sipas një analize të publikuar nga “The US Sun”, pasuria e ish-miliarderit është përgjysmuar, duke rënë nga rreth 1 miliard dollarë në vetëm 400 milionë dollarë (rreth 372 milionë euro).

Shkaku kryesor janë kostot marramendëse ligjore, paditë civile të shumta dhe një marrëveshje financiare me ish-të dashurën Cassie Ventura, e cila besohet të ketë kapur vlerën e 20 milionë dollarëve.

Pavarësisht se shpëtoi nga disa akuza të rënda, Diddy u shpall fajtor për transport me qëllim prostitucionin dhe aktualisht ndodhet në burg, në pritje të dënimit, që parashikohet të jetë mes 4 dhe 5 viteve.

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se, edhe nëse lirohet së shpejti, kriza financiare që po kalon mund ta çojë drejt falimentimit. Ai ka nxjerrë në shitje vilat luksoze në Miami dhe Beverly Hills dhe ka humbur kontrollin mbi markat e mëdha si Ciroc, DeLeon dhe Revolt TV.

Gjithashtu, bashkëpunimet me platforma si Hulu janë ndërprerë, ndërsa marka e tij e modës “Sean John” është zhdukur nga tregu. Për momentin, vetëm katalogu muzikor dhe labeli “Bad Boy Records” mbeten të paprekur, por edhe ato mund të preken nëse ai humb çështjet civile në vijim.

Ai ka ende disa asete, por nëse gjykatat vendosin kundër tij në paditë civile, nuk do të mjaftojnë për të përballuar dëmet financiare

-tha juristi Eric Faddis për “The US Sun”.

Reputacioni i Diddy-t ka marrë goditjen më të madhe pas publikimit të një videoje tronditëse të vitit 2016, ku ai shihet duke ushtruar dhunë fizike ndaj Cassie.

Në një reagim publik, reperi e pranoi fajin dhe e cilësoi sjelljen e tij si “të pafalshme”, duke thënë se është në kërkim të ndihmës për të ndryshuar.

E ardhmja e tij mbetet e paqartë. Edhe nëse shmang një dënim të gjatë me burg, kthimi në industrinë e argëtimit dhe rikthimi i imazhit publik duken më të largët se kurrë.