Botë e Çuditshme

U nis për të larë makinën dhe zbuloi se kishte fituar lotarinë me vlerë 315 milionë dollarë!

Në New Jersey në Shtetet e Bashkuara, ka ndodhur një prej historive më të jashtëzakonshme se si mund të zbulosh se je bërë milioner, mes një serie ngjarjesh të rastësishme, duke vazhduar jetën normale. 56-vjeçari Tayeb Souami fitoi jackpot-in me vlerë 315 milionë dollarë, në lotarinë “Poëerball” pas një vendimi të thjeshtë. Souami kishte blerë një shishe lëng portokalli për 5 dollarë, por bashkëshortja e tij i kërkoi ta kthente, pasi në dyqanet e tjera produkti ishte në ofertë për 2,50 dollarë.

Ai u kthye në dyqan për ta kthyer lëngun dhe ndërsa ishte te sporteli i shërbimit për klientët, vuri re një tabelë që tregonte jackpotin e madh të “Poëerball”, rreth 306 milionë dollarë në atë kohë. I intriguar nga shuma dhe pasi i kishte pëlqyer numri, ai vendosi të blejë dy bileta lotarie me paratë që mori nga kthimi i lëngut të portokallit. Të nesërmen, Souami planifikonte të punonte në oborrin e shtëpisë, por pasi vuri re se makina ishte shumë e pisët dhe vendosi ta çonte fillimisht në lavazh.

Ndërsa kishte ndalur në një semafor të kuq, ai pa një dyqan dhe vendosi të hynte për të kontrolluar biletat e tij. Brenda dyqanit zbuloi se njëra prej biletave ishte fituese e jackpot-it të madh, duke e bërë atë fitues të qindra milionë dollarëve falë një vendimi të rastësishëm që nisi me kthimin e një shisheje lëngu portokalli.