Gossip Showbiz

Drama Baldoni-Lively, fëmijët e Blake nuk dalin nga shtëpia? Pse?

Blake Lively ka pretenduar se drama e saj ligjore me Justin Baldonin po ka një ndikim të thellë në familjen e saj.

Aktorja ka deklaruar se tensionet nga ky proces gjyqësor janë prekur edhe nga fëmijët e saj – James (10 vjeçe), Inez (8 vjeçe), Betty (5 vjeçe) dhe Olin (2 vjeç).

Lively ka ndryshuar padinë që kishte paraqitur në gjykatën federale të New York-ut, duke thënë se ata janë “të traumatizuar nga beteja ligjore” dhe se fëmijët e saj janë “çrrënjosur emocionalisht”.

Aktorja ka shpjeguar gjithashtu se po përjetonte simptoma stresi, përfshirë ankth, dhe se bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, është gjithashtu i prekur nga kjo situatë, duke e përjetuar si një ngarkesë mendore dhe fizike.

Lively ka theksuar se drama ligjore ka pasur një ndikim të rëndë në gjendjen e saj mendore, duke e bërë të vështirë për të të ngrihej nga shtrati për disa ditë.

Sipas burimeve, Lively nuk është parë jashtë shtëpisë së saj në New York për disa kohë dhe ka munguar në disa evenimente të rëndësishme mode. Megjithatë, ajo mori pjesë së fundmi në një festë të SNL, ku bashkë me Reynolds bëri shaka për betejën ligjore me Baldonin.