David dhe Victoria Beckham kanë tërhequr vëmendjen e publikut me një postim që shumëkush e ka lexuar si një mesazh të drejtpërdrejtë për djalin e tyre të madh, Brooklyn, mes përçarjes familjare që po bëhet gjithnjë e më publike.
Në Ditën e Boxing Day, çifti publikoi një video ku shfaqen duke kërcyer me këngën “Guilty” të Barbra Streisand dhe Barry Gibb, me vargjet domethënëse “Nuk ka asgjë për të cilën duhet të kërkojmë falje”.
Victoria e shoqëroi postimin me fjalët:
David dhe Victoria duke dhënë versionin tonë më të mirë të Barry dhe Barbra në Ditën e Krishtlindjeve
Postimi erdhi vetëm pak ditë pasi u raportua se Brooklyn dëshiron që prindërit e tij të kërkojnë falje ndaj tij dhe bashkëshortes, Nicola Peltz. Megjithatë, duket se pajtimi nuk është ende në horizont.
Ndërkohë, Brooklyn ka qëndruar në SHBA gjatë festave, pranë familjes së gruas së tij, dhe ka publikuar postime ku e quan Nicolën “gjithçka” për të, pasi mësohet se ai ka bllokuar të gjithë familjen Beckham në Instagram.
Teksa David dhe Victoria festuan Krishtlindjet në Angli me fëmijët e tjerë dhe familjarët e afërt, mungesa e Brooklyn-it dhe mesazhet e nënkuptuara në rrjete sociale tregojnë se tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë të mbeten të forta.