Nicola Peltz-Beckham ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale që prej përshkallëzimit të konfliktit mes bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, dhe familjes së tij.
Aktorja ka publikuar një përditësim në Instagram, ku i referohet drejtpërdrejt fjalës “familje”, një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Prej muajsh raportohet se Brooklyn, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, ka qenë në marrëdhënie të tensionuara me prindërit e tij, veçanërisht pasi ka munguar në disa momente të rëndësishme familjare, përfshirë festimet e përvjetorit të martesës së tyre.
Më herët gjatë vitit, Nicola kishte postuar një mesazh që u interpretua si një pozicionim i qartë në këtë përçarje, duke shkruar se do të “zgjidhte gjithmonë” bashkëshortin e saj, ndërsa thashethemet për krizën familjare po shtoheshin.
Situata mori një kthesë të re këtë fundjavë, kur Cruz Beckham sqaroi publikisht se David dhe Victoria nuk e kishin hequr nga ndjekja Brooklyn-in në Instagram, por se sipas tij, ishte vetë Brooklyn ai që kishte bllokuar të gjithë familjen.
Po ashtu, edhe Nicola Peltz-Beckham raportohet se ka ndërprerë lidhjet virtuale me vjehrrin dhe vjehrrën e saj.
Në postimin e saj të fundit, Nicola ndau një foto të babait të saj, miliarderit Nelson Peltz, i cili shihet duke buzëqeshur para një torte me qirinj shumëngjyrësh.
Edhe pse pa një deklaratë të drejtpërdrejtë, postimi është interpretuar nga fansat si një mesazh i koduar mbi anën që ajo zgjedh të qëndrojë në këtë përplasje familjare.