Toka dridhet sërish. Një lëkundje tërmeti u ndje mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, u regjistrua në orën 08:59 minuta, ishte me magnitudë 3.9 e shkallës Rihter, në 15 km thellësi, duke zgjatur disa sekonda.
Epiqendra e tërmetit ishte në Larushk të Fushë Krujës, 17 km në veriperëndim të Tiranës e 11 km në jugperëndim të Krujës.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.