Trafikonin drogë e klandestinë nga Italia në Angli, shkatërrohen dy banda më shqiptarë. Me vendim të Gjykatës së Romës, 11 vetë përfunduan në burg e 2 në arrest shtëpie. Për 5 të tjerë u vendos “Detyrim për paraqitje”. Lënda narkotike e llojit marijuanë, sigurohej në Shqipëri e më pas trafikohej nga shqiptarët drejt Italisë e Anglisë. Gjithashtu, mbi ta rëndon akuza e nxitjes së emigracionit të paligjshëm.