Aktualitet

Droni i Policisë godet edhe në Gjirokastër

Policia rrugore vijoi kontrollet me dron për shkelësit e qarkullimit. Në Gjirokastër kontrollet u fokusuan tek parakalimet me fushëpamje të kufizuar, ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është e madhe. Nga monitorimet u konstatuan dhe ndëshkuan me gjoba e masa administrative rreth 93 drejtues automjetesh.