Travis Scott është shprehur i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga mënyra se si ish-partnerja e tij, Kylie Jenner, po i afron fëmijët e tyre me aktorin Timothée Chalamet.
Sipas burimeve për “RadarOnline.com”, Kylie po i inkurajon Stormin dhe Aire-n ta shohin të dashurin e saj të ri si një “baba të dytë”, gjë që ka trazuar raportin e reperit me ish-partneren.
Situata u përkeqësua gjatë festivalit “Coachella”, ku Chalamet u pa duke kaluar kohë me dy fëmijët e Jenner, duke krijuar një lidhje të ngushtë me ta.
Burimet thanë se aktori është “shumë i ëmbël, luan me ta dhe u lexon”, ndërsa fëmijët e adhurojnë.
Megjithatë, një tjetër burim pranë Scott ka bërë të ditur se:
Travis nuk ndihet rehat me këtë afërsi dhe nuk i pëlqen që Kylie po i afron kaq shumë me Timothée-n
Sipas informacioneve, Chalamet po mundohet të mos kalojë kufijtë dhe të mbajë një sjellje të përmbajtur, ndërsa është Kylie ajo që po inkurajon lidhjen e tij me fëmijët të forcohet.
Ai madje është nervoz kur ndodhet pranë Travis-it
– pohojnë burimet, duke theksuar se problemi kryesor nuk qëndron tek aktori, por te sjellja e Jenner.
Thuhet se Travis është gjithashtu i irrituar me faktin që Kylie shpesh i lë fëmijët në kujdesin e dado-ve, ndërkohë që pret që reperi të mbulojë mungesat.
Tani që ajo po i afron fëmijët me të dashurin e saj, Travis është vërtet i zemëruar dhe po e mendon seriozisht të kërkojë më shumë kujdestari për ta në gjykatë
Nëse kjo ndodh, përballja ligjore mes dy ish-partnerëve mund të bëhet një tjetër dramë publike për familjen Jenner.