Fashion Showbiz

Dua Lipa mahnit në New York, ndërsa shkarkimi i agjentit ndez debatet për Kneecap!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u fotografua elegante në New York teksa darkoi me të atin, Dukagjin Lipa, vetëm pak ditë pasi pushoi nga puna agjentin e saj, David Levy, pas debatit mbi grupin pro-palestinez Kneecap.

30-vjeçarja mahniti me një fustan të zi midi me korse, të kombinuar me taka Louboutin dhe një çantë firmato me print leopardi. Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi gjithashtu unaza e saj e fejesës nga aktori Callum Turner.


Dalja publike e Duas vjen në një moment të ndjeshëm, pasi vendimi i saj për t’u shkëputur nga agjenti Levy erdhi pas letrës së këtij të fundit për të ndaluar Kneecap në festivalin Glastonbury, duke i akuzuar ata për antisemitizëm. Ky veprim u pa si në kundërshtim me qëndrimet pro-palestineze të këngëtares.


Pas publikimit të letrës, Dua Lipa dhe grupi Massive Attack ndërprenë bashkëpunimin me Levyn, edhe pse ajo vazhdon të jetë pjesë e agjencisë së njohur WME, por e përfaqësuar nga një tjetër agjent.

Megjithë polemikat, grupi Kneecap performoi në Glastonbury, ndërsa policia vendosi të mos ndërhynte pavarësisht disa ankesave.

Për Duan, ky vendim shihet si një tjetër dëshmi e përkushtimit të saj për të ruajtur koherencën mes karrierës muzikore dhe qëndrimeve të saj politike.