Gossip Showbiz

Dua Lipa “ndahet” nga menaxheri pas debatit mbi reperët pro-palestinezë në Glastonbury?

Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, David Levy, pas polemikës që shpërtheu mbi performancën e grupit irlandez Kneecap në festivalin Glastonbury.

Levy ishte ndër nënshkruesit e një letre drejtuar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të ngjitej në skenë, duke i akuzuar për nxitje antisemitizmi dhe mbështetje ndaj Hezbollah.

Publikimi i letrës zbuloi fushatën e tij kundër reperëve, çka shkaktoi tension me këngëtaren me origjinë nga Kosova.

Sipas burimeve të “The Mail on Sunday”, Dua ishte e vendosur që të mos vazhdonte më bashkëpunimin me Levy, duke theksuar se qëndrimet e tij binin ndesh me mbështetjen e saj të hapur për Palestinën.

Pavarësisht polemikave, Kneecap performoi në Glastonbury pa ndërhyrje nga autoritetet. Grupi ka qenë më herët në qendër të kritikave për deklarata pro Hamasit dhe Hezbollahut gjatë një koncerti në Coachella.

Lipa, 30 vjeç, e fejuar me aktorin Callum Turner, ka dënuar dhunën në Gaza, duke shprehur mbështetje për palestinezët, por njëkohësisht ka theksuar keqardhjen për çdo jetë izraelite të humbur.

Pas këtij debati, edhe grupi britanik Massive Attack ka ndërprerë bashkëpunimin me Levy, ndërsa Dua Lipa vazhdon të përfaqësohet nga agjentë të tjerë brenda kompanisë William Morris Endeavor.