Magazine Showbiz

Dua Lipa shkëlqen në “Icons Issue” të Harper’s Bazaar US!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka realizuar një fotosesion mahnitës për edicionin e shtatorit të revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar US”, i njohur si “Icons Issue”.

Seti fotografik u realizua në Paris nga fotografi i njohur Anthony Seklaoui, ku Dua shfaqet me një stil të fuqishëm, plot elegancë dhe vetëbesim, duke theksuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e muzikës dhe modës.


Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau disa pamje nga editoriali luksoz, duke shkruar: “Harper’s Bazaar, edicioni i shtatorit i xhiruar në Paris”.

Fotot variojnë nga veshje të guximshme me dantella transparente dhe elementë lëkure, deri te poza elegante përballë Kullës Eiffel – një kombinim që e vendos Dua Lipën në qendër të vëmendjes së botës së artit dhe modës.

Ky paraqitje e rëndësishme vjen në një moment kur karriera e saj është në rritje të vazhdueshme, duke e bërë jo vetëm një yll të padiskutueshëm të muzikës, por edhe një frymëzim stili për miliona fansa anembanë globit.