Showbiz

Dua Lipa tregon se sa vështirësi i ka krijuar emri i saj shqiptar

Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin amerikan “The Tonight Show” nga Jimmy Fallon për të promovuar albumin e saj të ri “Future Nostalgia”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë për herë të dytë në skenën e këtij spektaklit dhe për këtë fakt është mjaft entuziaste.

Duke marrë shkas nga një pseudonim që i është vënë nga moderatorja Wendy Williams, Dua rrëfeu se si kjo gjë i kujtoi vështirësitë që emri i saj i ka shkaktuar ndër vite.

“Për shumë kohë emri im më shkaktonte pasiguri. Unë isha një vajzë që jetonte në Londër me një emër shqiptar dhe njerëzit e kishin të vështirë ta shqiptonin.” -tha 23-vjeçarja gjatë intervistës.