Sport

Dueli me Dritën në Ligën e Konferencës, trajneri i Shkëndijës: Le të fitojë më i miri!

Shkëndija do të përballet sot me Dritën në Ligën e Konferencës dhe në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri Jeton Beqiri.

Tekniku i kuqezinjve është i bindur se dy skuadrat do të japin më të mirën në këtë sfidë, duke shtuar se pret atmosferë festive në tribuna.

“Do të jetë ndeshje festive me spektakël në fushë e tribuna. Kam besim se jemi përgatitur për maksimumin sepse ka rendësi të veçantë se luajmë në Europë, në Konferencë. Besoj se ekipi është përgatitur duke respektuar kundërshtarin, Dritën këtë rast. Shpresojmë që duke bërë më të mirën tonë, të marrim një rezultat pozitiv.

LEXO EDHE: Juve dhe Napoli, fitoret që ringjallin shpresat në Champions!

Nuk kam dyshim që Ballistët dhe Intelektualët që do të jenë në stadium do të krijojnë atmosferë fantastike dhe do të motivojnë lojtarët. Shpresoj të jetë ndeshje “Fair” dhe të fitojë skuadra që do të ketë më shumë fatin dhe që do ta meritojë ndeshjen.

Normalisht jemi në fazë me shumë ndeshje dhe disa lojtarë kanë shqetësime. Por janë stërvitur të gjithë dhe portieri ynë është stërvitur në fund por nuk duam të rrezikojmë sepse mund edhe të mbyllë sezonin deri në fund. Të gjithë janë gati dhe të motivuar. Ata që do të jenë ën fushë do të bëjnë mirë.

LEXO EDHE: Nëntë vite nga tragjedia që i mori jetën gjithë ekipit, skuadra braziliane rikthehet më në fund në elitë!

Drita është skuadër e kompletuar dhe ka kualitet. Luajnë së bashku dhe kanë lojtarë që luajnë së bashku. E kemi analizuar si ata ne. Jemi shumë afër dhe i ndjekim siç na ndjekin ata. Trajneri është nga Maqedonia dhe ka pak fshehtësi taktike. Shpresoj të jetë ndeshje e hapur dhe besoj se do të kemi një ndeshje që do të jetë më lart se e kampionatit. Besoj se ndeshjet në Europë dallojnë nga kampionati dhe do të japim maksimumin dhe çdo lojtar do që të bëjë mirë dhe do ë shohim skuadër ndryshe e të motivuar për shkak se ndeshja dhe atmosfera do të ndikojnë”, -tha trajneri  Beqiri.

Një përballje e madhe mes dy klubeve shqiptare, të Gjilanit dhe Tetovës, një festë futbolli e krenarie që vjen pikërisht në këtë fund nëntori, kur janë edhe festat kombëtare të të gjithë shqiptarëve. Nga ora 21:00, në shtëpitë tuaja nëpërmjet Digitalb-it.