Gruaja vdes në spital, familja akuzon mjekët në Durrës për neglizhencë. Sipas vëllait të viktimës, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak me këtë rast, pasi e sëmura ishte rrëzuar në një kanal në Porto Romano duke u bërë pis. Familjarët e 56 vjeçares që vdiq për shkak të konsumimit të një sasie të madhe ilaçesh thanë se do i drejtohen prokurorisë për të zbardhur ngjarjen.