Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i ofroi paqe grupit Abu Sayyaf, që ka lidhje me organizatën terroriste ISIS. Kjo ofertë është në përputhje me firmosjen që i bëri “Ligjit Organik Bang-samoro”. Përmes tij synohet të zgjidhet kryengritja dhjetra vjeçare myslimane në jug të Filipineve. Duterte iu bëri thirrje militantëve t’i japë ligjit një mundësi.