Kjo e shtunë ka sjellë zhvillime të reja dhe surpriza në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi dy banorë të rinj i janë bashkuar garës, duke ndryshuar menjëherë balancat dhe ritmin e lojës.
Bëhet fjalë për Alesio Aliaj dhe Marko Luca, të cilët hynë zyrtarisht në shtëpi mes reagimeve të forta nga banorët dhe kuriozitetit të publikut. Hyrja e tyre pritet të sjellë dinamika të reja, strategji të ndryshme dhe përballje interesante në ditët në vijim.
Që nga kjo mbrëmje, Alesio dhe Marko janë pjesë e plotë e lojës, duke hyrë drejtpërdrejt në garë për çmimin e madh, në një edicion që po thyen rekord pas rekordi dhe që bëhet çdo ditë e më i fortë.