Dy ditë para përfundimit të afatit për të dorëzuar kandidaturat nga gjykatat e Apelit për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, dy gjyqtarë dorëzuan aplikimet pranë Gjykatës së Lartë. Emrat do të bëhen publikë pas dy ditësh. Më pas, kandidatët pritet të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe duhet të kalojnë procesin e Vetting-ut, për të konkurruar për anëtar në Këshillin e Larte të Gjyqësorit.