Së fundmi Porsche ka bërë të ditur se po vjen me dy “biçikleta elektrike” të reja, Cross Performance dhe Cross Performance EXC. Sipas mediave të huaja, Porsche kërkon mesatarisht 14,800 dollarë mes dy modeleve të reja. Siç bëhet e ditur, Porsche bashkëpunoi me Rotwild, prodhuesin e biçikletave elektrike malore të nivelit të lartë për të krijuar Cross Performance dhe Cross Performance EXC. Në fund, dizajni me të cilin ka dalë thuhet se është frymëzuar nga linja e 911 dhe Taycan. Secila prej biçikletave të reja përdor një motor elektrik Shimano EP-801 dhe një paketë baterie 630 Wh.
Ndërkaq, Porsche ka një lajm për ata që do të shikojnë ngjarjen e tyre të përvjetorit më 8 qershor të këtij viti. Sipas mediave të huaja, gjatë festimeve, prodhuesi i automjeteve do të tregojë një koncept, i cili do të jetë “makina sportive e së ardhmes”. Fatkeqësisht, nuk ka shumë informacione të disponueshme për debutimin e ardhshëm, përveç se ai do të ofrojë diçka për vizionin për makinën sportive të së ardhmes.