Plagosje e dyfishtë në Kukës. Në rrethana ende të paqarta, të lënduar me armë zjarri mbetën dy shtetas të moshave 36 e 65 vjeç. Policia shpalli në kërkim dy vëllezër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A.C., 36 vjeç. dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F.I., 39 vjeç dhe N.I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.