Bota

Dyfishohet numri i personave të komunitetit LGBTQ në 10 vitet e fundit!

Sipas një raporti të ‘Gallup’ numri i personave që janë pjesë e komunitetit LGBTQ janë dyfishuar në numër gjatë 10 viteve të fundit. Më shumë amerikanë identifikohen si pjesë e komunitetit me prirje seksuale të ndryshme nga heterot në dekadën e fundit. Raporti shkruan se shoqëria po bëhet më mendjehapur dhe njerëzit e kanë më të lehtë të rrëfejnë prirjet e tyre seksuale. Martesat mes gjinisë së njëjtë lejohen në disa shtete të botës.

Përqindja e të rriturve amerikanë që i thanë kompanisë “Gallup” se identifikohen si LGBTQ është dyfishuar që nga viti 2012, sipas raportit të sondazhit, nga 3.5% e amerikanëve në 7.1% e amerikanëve në 2021 janë pjesë e komunitetit. Por, numrat ndryshojnë kur flasim për gjeneratat më të reja. Sipas ‘Gallup’, rreth 21% e të rriturve të lindur midis viteve 1997 dhe 2003 identifikohen si LGBTQ. Ndërkohë, 10.5% e brezit që përfshin të rriturit e lindur midis viteve 1981 dhe 1996, identifikohen si pjesëtarë të këtij komuniteti.

Ndërkaq, rikujtojmë se pak kohë më parë të rinjtë kinezë u alarmuan nga lajmi se Universiteti i Shangait u ka kërkuar të gjithë kolegjeve të “hartojnë një listë” të studentëve LGBTQ+, duke siguruar informacion mbi gjendjen e tyre mendore. Një fakt shqetësues që u raportua në mediat sociale, faqe kineze por edhe Twitter, ku u publikua pamja e ekranit të direktivës në të cilën universiteti kërkon të “hetojë dhe kërkojë” studentët që janë pjesë e komunitetit LGBTQ + dhe të “gjejë informacion mbi kushtet e tyre psikologjike”, pozicionin e tyre politik, kontaktet e tyre shoqërore dhe” kërkesat përkatëse “të tjera të paspecifikuara. Universiteti i Shangait nuk iu përgjigj kërkesave të “The Guardian” për koment, por pas disa orësh postimi u zhduk nga mediat sociale.

Frika është se ky lloj informacioni mund të përdoret për të synuar studentët e identifikuar. Aq më tepër që autoritetet kineze kanë vënë në shënjestër kohët e fundit grupe feministësh dhe në përgjithësi, ekziston një klimë intolerance ndaj pakicave seksuale në vend. Në të kaluarën, komuniteti LGBTQ + ishte shumë aktiv në kampuset universitare kineze, por vitet e fundit ai është margjinalizuar gjithnjë e më shumë. Vitin e kaluar, u njoftua mbyllja e Shanghai Pride, manifestimi i vetëm i madh i krenarisë homoseksuale.