Aktualitet

Dyshohet se kultivuan 764 bimë narkotike, arrestohen tre persona

Policia e Mallakastrës arrestoi tre persona pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë. Po ashtu u bë shpallja në kërkim e një  22 vjeçari, banues në Berat. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.Ndërkaq Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.