Celebrities Gossip Showbiz

E ardhmja me Gimbon? Përgjigjja e Selinës në BBVIP lë të gjithë pa fjalë!

Mbrëmja e së enjtes në Big Brother VIP Albania solli një atmosferë ndryshe nga zakonisht, teksa finalistët u surprizuan nga prania e disa të ftuarve specialë.

Moderatorë të njohur të Top Channel iu bashkuan banorëve për një darkë të veçantë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm biseda interesante, por edhe momente plot humor.

Një nga episodet më të komentuara të mbrëmjes ishte biseda mes Rozana Radi dhe Selinës.

Moderatorja e “Goca dhe Gra”, njëkohësisht finaliste e një edicioni të mëparshëm të BBVIP, e vendosi Selinën përballë një pyetjeje direkte lidhur me jetën e saj pas përfundimit të spektaklit dhe raportin me Gimbon.

Selina u shpreh:

Të shohim tani çfarë ka rezervuar Zoti për mua.

Ndërsa Rozana e pyeti nëse do të jetonte në Prishtinë, ajo u përgjigj prerë:

Jo nuk do jetoj atje. Ne kemi folur me Gimbon. Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.

Pyetjet vijuan me nota humori, teksa Jul Deda ndërhyri:

Po ti për çfarë e pyet? Shkove gjë ti në Librazhd për të jetuar atje?

Në fund, Selina shtoi me të qeshur:

Do marr një shtëpi tjetër me qira

Përgjigjja e saj la të kuptohej qartë se, pavarësisht afrimitetit me Gimbon, ajo e sheh të ardhmen e saj në Tiranë, duke hedhur kështu dritë mbi planet e saj pas përfundimit të eksperiencës në BBVIP.