Aktori i njohur Josh Peck ka folur së fundmi për varësinë e tij ndaj alkoolit dhe drogës. Në një intervistë për ‘People’, Peck rrëfeu se varësia nisi pasi humbi peshë në adoleshencë.
Pavarësisht se u dobësova isha po i njëjti njeri në një trup të ri. Fillova t’i ekzagjeroja gjërat dhe pastaj zbulova drogën dhe alkoolin dhe ky u bë kapitulli im i ardhshëm. Përdora ushqimin dhe drogën si një mënyrë për të mpirë ndjenjat e mia.

Më pas, Josh tregoi se konsumimi i tyre ishte për për të maskuar dhimbjen dhe pasiguritë që e kishin zanafillën nga bullizmi i përjetuar në fëmijëri.
Ishte me të vërtetë një shuplakë. Mendoja se isha më i sigurt dhe tërheqës kur merrja drogë. Isha duke u përpjekur të ndaloja mendimet që nuk isha i mjaftueshëm.

Peck deklaroi se hoqi dorë në vitin 2008 pasi kuptoi se kishte zhvilluar një reputacion në Hollywood si një person i paqëndrueshëm dhe i çrregullt dhe kjo gjë mund të conte në shkatërrimin e karrierës së tij.
Kisha punuar shumë për këtë gjë dhe po i afrohesha shumë për ta humbur. Duke kaluar nëpër shqetësime arrita të arrija në vendin që kërkoja gjithmonë. Unë thjesht po përpiqem të bëj një punë të mirë që i bën njerëzit të lumtur. Ndihem sikur gjithçka në jetën time më krijoi për të gjetur këtë kapitull të shëndetit, paqes dhe kënaqësisë.