Gossip

“E dinim vajzë, doli djalë”/Denisa Bajramaj rrëfen momentin e zbulimit të gjinisë së bebit!

Best of Live From Tirana from 2025

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…

Si e përjetuat kur mësuat se fëmija i dytë që prisnit është djalë?

Do tregoj një histori shumë të vogël. Unë u sëmura me grip dhe shkoj bëj vizitën në urgjencë tek spitali ku ndiqesha. Isha me temperaturë 39 dhe shkoj të bëj ekon për të parë bebin. Dhe më pyet doktoresha nëse e doja vajzë, i them po sepse vajzë e doja, kur e ke një djalë do një gjini të kundërt. Më thotë urime se është vajzë. Isha shumë e lumtur në ato momente. Kur vjen radha për të bërë ekon e radhës, sepse nuk e kisha bërë shumë të detajuar sepse isha me temperaturë, doja të dija a ishte mirë bebi. Ishte dhe Kozaku, ishte hera e parë që vinte. Ai thellë brenda vetes e donte djalë dhe i thotë shikoje mirë a është vajzë. Doktoresha ngaqë ishte shumë serioze, e shfaqi direkt në fytyrë dhe tha se ishte djalë. Lumturia e tij… Ne kishim marrë dhe dhurata pink, kisha çdo gjë të planifikuar për rroba gocash. Por nuk u mërzita se ishte djalë, djemtë janë dashuri për mamin. Denaro më jep një dashuri shumë të madhe.