Celebrities Film & Tv Gossip

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë. Edhe shtatë të tjerë si Miri dhe Rogerti…

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar arsyet pse ka vendosur që vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP edhe pas kërkesës nga nëna e saj për t’u larguar nga gara.

Banorja theksoi se po e vazhdon garën me vullnetin e saj të lirë.

“Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, deklaroi Selin.

Më tej ajo shtoi se 48 orët e fundit që nga ‘prime’ i së mërkurës, kanë qenë të ngarkuara për të. “Këto 48 orët e fundit për mua kanë qenë ekstremisht të ngarkuara. Kam dashur të vazhdoj garën sepse ka qenë për të dalë ballë për ballë dhe për të mbrojtur veten përballë dy njerëzve që mendojnë se, duke paragjykuar dhe duke më dhënë epitete që s’më takojnë, mund të ecin para në garë. Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, shtoi ajo.