Gossip Showbiz

“E kam kërkuar me laps e letër…” Selin Bollati habit me deklaratën për DJ Gimbon!

Marrëdhënia mes Selin Bollati dhe DJ Gimbo po bëhet gjithnjë e më serioze, teksa banorja ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen.

Gjatë një bisede me Brikena Selmani, Selin u shpreh se e ka shijuar maksimalisht kohën me Gimbon brenda shtëpisë dhe mezi pret të shohë si do të zhvillohet lidhja e tyre jashtë reality show-t.

Ajo vlerësoi sinqeritetin dhe natyrën e tij të çiltër, duke theksuar se është ndjerë shumë mirë pranë tij gjatë gjithë eksperiencës.

E kemi shijuar shumë qëndrimin këtu, me zor pres për zhvillimin e gjësë që do të marrë jashtë. Është shumë djalë i çiltër dhe ndihem shumë mirë

-u shpreh Selin.

Por deklarata që bëri më shumë bujë ishte kur ajo pranoi se Gimbo duket si partneri që ka ëndërruar:

Jam ndjerë ekstrem shumë mirë, sikur Gimbon e kam kërkuar sikur me laps e letër. Më ka pëlqyer që ditën e parë

Selin shtoi gjithashtu se për të është shumë e rëndësishme që partneri të jetë mbështetës, një cilësi që sipas saj Gimbo e ka treguar vazhdimisht.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo histori e lindur në Big Brother VIP Albania do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë, apo do të mbetet thjesht një romancë brenda lojës.