Shpesh ndodh që pas seksit, të kemi dhimbje në fundin e barkut, por pse?! Arsyet janë të ndryshme dhe mjafton një që trupi juaj të mos jetë në gjendje normale. Paraloja është shumë herë më e rëndësishme edhe se vetë seksi. Thatësira nuk të ndihmon aspak. Jo vetëm që kënaqësia është më e ulët, por duhet që më vonë të duroni dhe dhimbjet e barkut. Pilula e emergjencës na bën më të ndjeshme ndaj irritimeve dhe dhimbjes. Nëse e shihni që dhimbja ka filluar shumë pak pasi keni përdorur produkte për higjienën personale apo kondomë të ndryshëm, kujtoni që shkaku janë këto.
Rregulli numër 1 është të hiqni dorë nga larësit e ndryshëm që përdorni për vagjinën. Infeksionet e vagjinës, myku, herpersi apo sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme janë një tjetër arsye pse ju ndjeni dhimbje pas seksit. Më e mira që mund të bëni është të takoni gjinekologun tuaj për të marrë kurën që ju duhet me saktësi. Koha e ovulacionit mund të jetë e dhembshme për shumë gra, veçanërisht pas marrëdhënies seksuale gjatë së cilës nuk krijohet shtypje në cerviks.
Pas orgazmës shfaqen kontraktimet e muskujve të mitrës, krijohet shtypja në fshikëz etj. Njerëzit janë krijuar për të jetuar në marrëdhënie dhe bashkimi i një burri dhe një gruaje ka një funksion jo vetëm biologjik, por edhe emocional. Dëshira për të pasur një partner është një nxitje natyrale për gratë, pasi ato kërkojnë kënaqësi seksuale dhe lidhje me gjininë e kundërt. Një grua, ashtu si një mashkull, ka dëshirë për një fizik tërheqës që tërheq vëmendjen e meshkujve, duke e bërë atë të duket tërheqëse dhe simpatike.
Së fundmi një hulumtim i kryer në Australi ka treguar se pothuajse çdo e dyta grua ndonjëherë pas seksit ndien pikëllim të pashpjegueshëm. Shkencëtarët këtë gjendje e kanë quajtur disfori postkoitale (përgjithësisht, disforia është formë e butë e çrregullimit depresiv, e cila është e kundërt nga euforia). Kjo gjendje mund të ketë manifestime të ndryshme, nga ndjenja e pashpjegueshme e pakënaqësisë deri te qarja e pangushëllueshme.