Njerëzit janë krijuar për të jetuar në marrëdhënie dhe bashkimi i një burri dhe një gruaje ka një funksion jo vetëm biologjik, por edhe emocional. Dëshira për të pasur një partner është një nxitje natyrale për gratë, pasi ato kërkojnë kënaqësi seksuale dhe lidhje me gjininë e kundërt. Një grua, ashtu si një mashkull, ka dëshirë për një fizik tërheqës që tërheq vëmendjen e meshkujve, duke e bërë atë të duket tërheqëse dhe simpatike.
Së fundmi një hulumtim i kryer në Australi ka treguar se pothuajse çdo e dyta grua ndonjëherë pas seksit ndien pikëllim të pashpjegueshëm. Shkencëtarët këtë gjendje e kanë quajtur disfori postkoitale (përgjithësisht, disforia është formë e butë e çrregullimit depresiv, e cila është e kundërt nga euforia). Kjo gjendje mund të ketë manifestime të ndryshme, nga ndjenja e pashpjegueshme e pakënaqësisë deri te qarja e pangushëllueshme.
Sipas disa hulumtuesve, përshkruhet se nervozizmi dhe aftësia për të qarë pas seksit ndodh për shkak të korelacionit të dobët midis abuzimit seksual në fëmijëri. Gratë të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, kanë qenë të sakta në konstatimin që ndjenjat të cilat i përshkojnë në atë moment janë të pashpjegueshme.
‘Trendi’ i quajtur “snowmanning” përfshin njohjen e një partneri të ri seksual gjatë netëve të dimrit, por sapo akti kryhet gjithçka përfundon. Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në pesë britanikë i janë bashkuar këtij trendi takimesh. Përhapja e kësaj tendence, së bashku me faktin se 80% e britanikëve pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale pa mjete mbrojtëse, mund të shkaktojë një rritje të SST-ve, kanë paralajmëruar mjekët.
Dr.Crystal Wyllie, mjeke në Asda Online Doctor, paralajmëroi se ata që angazhohen në “snowmanning” shpesh zhduken pa shkëmbyer kontakte me partnerin e tyre seksual. Kjo mund të nënkuptojë se personat nga të cilët kanë marrë infeksionin mund të mos jenë në dijeni dhe vazhdojnë e përhapin atë dhe tek persona të tjerë. Kjo është arsyeja pse mjekët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mjete mbrojtëse ose të bëjnë teste për infeksione seksualisht të transmetueshme për të qëndruar të sigurt gjatë sezonit të festave.