Aktualitet

E kishin kthyer banesën në laborator ekstazie, arrestohen dy persona në Tiranë!

Dy persona në Tiranë kanë përfunduar në pranga për prodhim dhe shitje të ekstazisë gjatë operacionit “Blue Punisher”.

Bujar Lezo, 59 vjeç dhe Elvis Lezo, 42 vjeç, janë xhaxha e nip që prej disa kohësh ishin përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit ekstazi. Lënda sillej nga Italia në rrugë tokësore. Në shtetin fqinj ata siguronin kokrra ekstazie, por dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në “Ali Dem”.

Emri i operacionit është vendosur pikërisht nga mbishkrimi që mbanin kokrrat e ekstazisë sipër. Elvis Lezo dyshohet se është personi që kishte lidhjet me një tjetër grup në Itali. Ai gjithashtu figuron me precedent penal.

LEXO EDHE: Tragjedia e familjes shqiptare që u shua në Itali, djali telefonoi ambulancën por ngatërroi adresën, xhaxhai: Nuk munda t’i shpëtoja!

Ekstazia shitej kryesisht në lokalet e natës. Një kokërr shitej 3 mijë lekë të reja.

“Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: Qarkullimi i monopatinave/ Ministrja Koçiu: Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit!