Bota

E-maili i dërguar punonjësve të Zërit të Amerikës: Mos hyni në institucion!

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se punonjësit e “Zërit të Amerikës” nga sot kanë kaluar në leje të paguar.

Punonjësve u është shkruar me email ku njoftoheshin se ishin vendosur në leje administrative me pagë dhe përfitime të plota “deri në një njoftim tjetër”.

Po kështu email-et, e dërguara nga ekzekutivi i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), agjencia mëmë e “Zërit të Amerikës”, i udhëzonin ata të mos hynin në ambientet e punës ose të aksesonin sistemet e brendshme.  Nuk është e qartë sa punonjës u prekën nga ky vendim.

“Ditari’ i Zërit të Amerikës, nuk u transmetua sot në orën 18:00, ashtu siç ndodhte çdo ditë.

Pas 82 viteve që flet shqip Zëri i Amerikës u mbyll pas urdhërit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump për shkurtime masive në agjencitë e lajmeve.

Për herë të parë VOA foli shqip më 13 maj 1943. Kjo nuk është hera e parë që transmetimet në shqip ndërpriten.

Emisionet në shqip u ndërprenë në vitin 1945, por u rihapën përsëri më 13 maj të vitit 1951 ndërsa bota e gjente veten në një luftë tjetër, atë që hyri në histori si Lufta e Ftohtë. Viteve të fundit ‘Ditari’ transmetohej edhe në disa kanale televizive shqiptare