Pak ditë më parë gjykata vendosi dënimin me arrest shtëpie për këngëtaren Fjolla Morina e cila u kap në pikën kufitare të Morinës për armëmbajtje pa leje.
Fjolla fillimisht paraqiti në gjykatë një eko ku tregohej se ishte 2 muajshe shtatzënë por pas disa ekzaminimesh u zbulua se artistja kishte paraqitur një analizë false.
Së fundmi janë zbuluar pamjet e para se ku po e kryen dënimin Fjolla Morina. Ajo është fotografuar brenda 4 mureve të një shtëpie në Kukës ku po qëndron me vajzën e saj.
Disa ditë para dënimit, Fjolla ka postuar në Instagram një video me të bijën ku dukeshin tepër të lumtura.