Të gjithë e kemi ‘kapur veten mat’ orët e vona duke parë filma ose duke ndenjur në rrjetet sociale, duke na zënë gjumi vonë dhe duke u zgjuar herët në mëngjes, pa i përmbushur asnjëherë orët e gjumit që shkencëtarët thonë. Ka raste që stresi është shkaktari kryesor por a e dini se pagjumësia mund të rrisë sulmin e atakut në zemër? Nuk është çudi që Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) raporton se një në tre të rritur nuk po flenë mjaftueshëm dhe studimi shton se 45% prej nesh flenë aq keq ose aq pak sa jeta jonë e përditshme ndikohet nga gjëja më e vogël. Nuk janë vetëm nivelet tona të energjisë që preken. Mosrespektimi i shtatë deri në nëntë orëve të rekomanduara është provuar se dëmton gjithçka, nga shëndeti i trurit deri te imuniteti juaj.
Hulumtuesit në këtë studim përdorën të dhëna nga 1,184,256 të rritur nga një rishikim sistematik i nëntë studimeve të mëdha, 43% e të cilëve ishin gra. Mosha mesatare ishte 52 vjeç dhe 13% raportuan një ose më shumë nga shenjat e mëposhtme të pagjumësisë:
- Vështirësi për të fjetur gjumë
- Probleme me frymëmarrjen gjatë natës
- Pothuajse rreth 96% nuk kishin pasur një histori të mëparshme të një ataku në zemër.
Pas analizimit të të dhënave rreth këtij grupi të madh njerëzish, studiuesit vunë re një korrelacion të drejtpërdrejtë midis përmbushjes së kritereve diagnostikuese për pagjumësinë dhe rritjes së rrezikut për atak në zemër, pavarësisht nga mosha e individit, identiteti gjinor dhe gjendjet e zakonshme bashkëjetuese, duke përfshirë diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut ose kolesterolin. Megjithatë, nuk është çudi që njerëzit me pagjumësi që kishin edhe presion të lartë të gjakut, kolesterol ose diabet kishin një rrezik edhe më të lartë për të pësuar një atak në zemër sesa ata që nuk e kishin. Ata që flinin më pak se 5 orë në natë kishin midis 1.38 dhe 1.56% herë më shumë gjasa të përjetonin një atak në zemër krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që flinin përkatësisht 6 deri në 8 orë në natë.