Bota Botë e Çuditshme

E pabesueshme por e vërtetë/Fisi afrikan kremton Vitin e Ri 2976!

Në mbarë Afrikën e Veriut, komunitetet Amazigh janë mbledhur për të festuar ardhjen e vitit 2976, një datë që pasqyron një nga kalendarët më të vjetër ende në përdorim. Amazighët, emri i të cilëve do të thotë “njerëz të lirë” ose “njerëz fisnikë” përbëjnë një grup të gjerë etnik dhe konsiderohen banorët autoktonë të Afrikës së Veriut, me një prani në rajon që daton që nga fillimet e historisë së dokumentuar.

Ndryshe nga kalendari gregorian, kalendari amazigh nis në vitin 950 para erës sonë, kur mbreti Sheshonq u ngjit në fronin e Egjiptit. Për këtë arsye, amazighët ndodhen simbolikisht gati një mijë vjet “përpara” pjesës më të madhe të botës. Viti i Ri amazigh, i njohur si Yennayer, festohet zakonisht mes 12 dhe 14 janarit, në varësi të zonës gjeografike. Festimet zhvillohen në vende si Algjeria, Maroku, Tunizia dhe Libia, duke përfshirë ceremoni tradicionale, ushqime karakteristike dhe aktivitete kulturore që theksojnë identitetin dhe trashëgiminë amazigh.