Botë e Çuditshme Lifestyle

E pazakontë, binjaket që janë martuar me binjakë bëjnë fëmijë në të njëjtën kohë!

Dy binjake, Brittany dhe Briana, të cilat janë martuar me dy binjakë, Josh dhe Jeremy, i kanë fëmijët moshatarë. Në Instagram, binjaket amerikane kanë shpjeguar që fëmijët e tyre nuk janë vetëm kushërinj, por edhe vëllezër gjenetikë. Shumë njerëz komentuan se janë shumë konfuzë mbi faktin se çfarë i bie të jenë të vegjlit me njëri-tjetrin, me një komentuese që është munduar ta shpjegojë kështu:

Nënat dhe baballarët e tyre janë binjakë identikë. Të dyja çiftet kanë bërë fëmijë. AND-ja identike e tyre ka krijuar secilin prej fëmijëve.

Brittany dhe Briana janë njohur me Josh dhe Jeremy në një festival binjakësh, në vitin 2017. Çiftet janë martuar në 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia dhe mendojnë ta zgjerojnë familjen e tyre.

Çiftet dhanë lajmin e shtatzënisë në faqen e tyre të përbashkët në Instagram, duke shkruar:

Ne jemi të emocionuar dhe mirënjohës që ndajmë këtë lajm me të gjithë ju! Fëmijët tanë nuk do të jenë vetëm kushërinj, por edhe vëllezër të plotë gjenetikë. Mezi pres t’i takojmë dhe ata të takohen me njëri-tjetrin!

Briana ndërkaq u shpreh se:

Ne kemi përjetuar shumicën e momenteve të jetës sonë së bashku, ditëlindjet, marrjen e patentës së shoferit, diplomimin dhe dasmën tonë të dyfishtë. Kjo ishte ngjarja tjetër e madhe dhe ne do të donim ta përjetonim atë së bashku.