Bota

E rëndë në Francë, shoferi hidhet nga treni dhe humb menjëherë jetën!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një shoferi është hedhur nga treni. Kjo ngjarje ka sjellë probleme të mëdha në linjat e Shpejtësisë së Lartë, duke prekur mijëra udhëtarë me vonesa deri në 5 orë. Incidenti ka ndodhur në Crisenoy, në departamentin e Senës dhe Marnës, në veri të Francës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas kompanisë hekurudhore SNCF, shoferi i trenit ka humbur jetën menjëherë sapo është hedhur. Pasi ai ka lënë kabinën drejtuese, janë aktivizuar menjëherë pajisjet automatike për ndalimin e trenit dhe ai është ndalur pa pasur asnjë rrezik për pasagjerët. Kompania ka theksuar se siguria e udhëtarëve nuk ka qenë e kërcënuar, pasi qendra e menaxhimit të trafikut është njoftuar automatikisht dhe ka ndërhyrë pa vonesa.