Live From Tirana

E rrallë, 10 mami të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në pritje të ëmbël/Flet Anjeza Kolaneci…

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim, atë të pritjes së ëmbël. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të këtij materniteti, ndërsa theksohet puna e tyre e palodhur, thuhet se ato mbajnë njëkohësisht edhe vetë bekimin më të madh.

E ftuar nëpërmjet një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë kryemamia e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Anjeza Kolaneci. Ajo ka folur më shumë për lajmin e bukur e bërë së fundmi publik, ku 10 mami të këtij materniteti, janë njëkohësisht në pritje të ëmbël…

Pse vendosët ta bënit publike këtë foto?

E vendosëm këtë, për të treguar se krahas pacienteve të cilave ne u japim shërbim, gjithashtu dhe për të treguar empatinë që ne kemi si staf, jemi njësoj si ju, ju ndiejmë. Pra i ndiejmë gjërat njësoj si je. Në fund të fundit edhe ne në ditë të tilla jemi paciente si ju. Kështu që mendonim se do të kishte këtë impaktin pozitiv, që në fakt e pati.