Showbiz

Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë i vogëlushes

Pak kohë më parë Ed Sheeran trishtoi fansat duke lajmëruar se do të tërhiqej përkohësisht nga muzika për t’ju përkushtuar familjes dhe për të gjetur frymëzimin që i duhet për të krijuar hite të reja.

Edhe pse ai nuk është i pranishëm me projekte të reja apo dalje në intervista, herë pas here publikon në rrjetet sociale për të mbajtur fansat të përditësuar me të rejat më të fundit. Gjithashtu për të ndarë disa nga eksperiencat e tij për të cilat as media nuk është në dijeni.

Së fundmi ai i ka surprizuar të gjithë me lajmin se është bërë baba për herë të parë dhe se ndodhet në qiellin e 7-të.

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa gjëra personale për të cilat dua të flas. Javën e kaluar, Cherry solli në jetë vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme të quajtur Lyra Antactica Seaborn Sheeran. E duam kaq shumë. Edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe ne këtu jemi në qiellin e 7-të” -shkroi Sheeran në një postim në Instagram duke i kërkuar fansave të respektojnë privatësinë e tyre në këtë periudhë kaq delikate.

“Shihemi kur të jetë koha për tu kthyer sërish” -përfundoi artisti britanik duke lumtuar fansat e tij.