Këngëtari dhe kantautori i famshëm Ed Sheeran nuk ka ngelur prapa as këtë vit sa i përket sukseseve në karrierën muzikore.
Së fundmi ai u shpall këngëtari më i mirë britanik i dekadës nga “Official Chart Company”. Për javë të tëra këngët e tij dhe albumet e publikuara brenda kësaj dekade kanë arritur majat e klasifikimeve britanike.
Gjithashtu, këngët më të bukura të dekadës janë shpallur; “Shape of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”. Ed Sheeran u rendit i treti në listën e publikuar nga “Forbes” të këngëtarëve më të pasur të vitit 2019.