Një gjykatë në Egjipt dënoi me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”. Kjo për pjesëmarrje në ngjarjet të cilat çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi. Vendimi do t’i dërgohet Myftiut të Madh, autoritetit më të lartë fetar në vend për opinionin e tij lidhur me këtë vendim. Ndërsa pritet që dënimi për 660 persona të tjerë të jepet në muajin shtator.